Google ADS

Haradinaj e ftoi kryeministrin Kurti për debat publik, reagojnë nga Qeveria

11:56 | 23 Korrik 2024
E.G

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reagaur pas ftesës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit Albin Kurti për debat publik lidhur me qeverisjen e LVV-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se AAK fillimisht kishte kërkuar debat për punën e qeverisë, e që në seancë nuk kishin marrë pjesë pikërisht deputetë e kësaj partie, duke përfshirë edhe kreun e saj, Ramush Haradinaj.

“Më 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seancë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë më 24 maj”, ka shkruar ai.

Mes të tjerash, Kryeziu tha se ftesa e Haradinaj për Kurtin bëhet pasi kanë pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve, ndërsa prezenca e Kurtit do ta ndryshonte atë.

“Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë”, ka shkruar mes të tjerash zëdhënësi i Qeverisë./Arbresh.info/

Të ngjashme