Haradinaj duhet t’i ketë mbi 12 deputetë që PDK t’ia jep mandatin për kryeministër?

12:42 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e AAK-së dhe Nismës në mënyrë që ta marr mandatin nga partneri i madh PDK për ta bërë Qeverinë.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për KP.

Ky zyrtar, i cili nuk ka dashur që të dalë me emër është shumë i afërt me kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe ka qenë pjesë e negociatave për koalicionin parazgjedhor në orët e fundit të datës 10 maj mes PDK-së në njërën anë dhe AAK dhe Nismës në anën tjetër.

Ky zyrtar, sipas KP, thotë gjithashtu se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma do ta formojë Qeverinë me njërën nga partitë që kanë vota më pak se PAN-i që nënkuptohet me Lëvizjen Vetëvendosje ose LDK-në.

Sipas këtij zyrtari, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja do të fillojnë negociata me partitë që janë renditur e dyta dhe e treta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme