Kundër një numri të tepruar të ministrive janë edhe analistët politikë të cilët thonë Ministria e Dialogut do duhej të shkrihej në Ministrinë e Jashtme.
Ministria e dialogut që ka fillimi ka qenë gabim, thotë analisti Haki Abazi.
“Ministria për dialog nuk duhet të ekzistojë. Kjo ministri është gabim që nga fillimi. Edhe Ministria për Integrime Evropiane duhet të mos ekzistojë meqë ato funksione duhet të futen përbrenda Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thotë Abazi për arbresh.info
Sipas Abazit edhe Ministria për Inovacion e Ndërmarrësi do të duhej të ishte pjesë e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.
“Ministria e inovacionit gjithashtu mund të jete drejtori përbrenda ministrisë së zhvillimit ekonomik. Përgjithësisht Kosova do të duhej të ndiqte arkitekturën qeverisëse të Shqipërisë”, është shprehur ai.
Ndërsa analisti Mazllum Baraliu tha se në Kosovë ministritë formohen vetëm sa për ta ndarë “kulaçin” me partnerët e koalicionit, dhe shumë ministri nuk do të duhej të ekzistonin, pasi që ato mund të funksionojnë edhe si drejtori në ministritë e tjera.
“Nuk ka nevojë që të ketë ministri të veçantë për dialog. Kosova nuk ka mundësi materiale të ketë numër kaq të madh të ministrive, pasi që nuk i kanë as shtetet më të mëdha të botës, nuk ka nevojë të ketë ministri vetëm për ta ndarë kulaçin e qeverisë. Ministria e dialogut nuk do të duhej të ekzistojë në asnjë mënyrë pasi që po mbiçmohet dialogu, përderisa Serbia kishte vetëm një përfaqësues në nivel të një drejtorati në këto biseda politike”, tha ai
Të njëjtin mendim e ndan edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili tha se ministria për dialog do të duhet të ishte pjesë e një ministrie tjetër dhe të mos shpenzohet kot buxheti i shtetit.
“Ministria për dialog po mendoj se nuk duhej të ekzistonte, ajo duhet me qenë pjesë e ministrive të tjera.Këto ministri shtesë janë vetëm me ju dhënë emra ministrave dhe me shpenzuar buxhetin e shtetit.Ministria e Infrastrukturës, Zhvillimit Ekonomik, Financave, Tregtisë etj do të duhet të jenë në një ministri. ministria për investime strategjike është bërë vetëm sa për të bërë pazare me partneret e koalicionit pasi që është e panevojshme”, përfundoi Spahiu.
Nesër në orën 16:00 do të mbahet seanca, ku pritet të votohet mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj./arbresh.info/
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës