Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, ka marrë vendim për shtyrjen e marrjesë së vendimit përfundimtar për ekstradim ose jo të kreut të AAK-së Ramush Hradinajt në Serbi, shkruan Arbresh.info
Për këtë ka reaguar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ai thotë se drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete .
Ai thotë se drejtuesit serb që më janë vërsulur mua, ata asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime e as për vrasje, ata kanë qenë vetë paramilitarë
Postimi i tij i plotë:
Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan. /Arbresh.info/
RH
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...