Kryeministri i Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar gjithashtu edhe dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave në veri, dku ka thënë se ende nuk ka një vendim sa i përket kësaj çështjeje.
Haradinaj shtoi se është një vendim pezull, sepse shkruan në të “Kosova- Metohia”, që është antikushtetuese, teksa bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar këtë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
“Ne duhet të marrim opinion ligjor njëherë, të zyrave tona, për shembull, ministria, kryeministria. Pastaj nëse kemi paqartësi tjera duhet me pa edhe rrugë të tjera se si të sqarohet kjo. Na duhet me i pa a është Komisioni Qendror Zgjedhor, a është Gjykata Kushtetuese, por njëherë duhet me u dhënë një vlerësim i parë i yni. Për shkak se unë nuk kam arsye me e çu as në Gjykatë Kushtetuese këtë, se nuk guxoj me e çu atë ankesë ku dikush me më thënë: ‘më falni, por ky dokument nuk është i vlefshëm tek na’”, u shpreh ai, transmeton KP.
Kryetarët e komunave të Mitrovicës veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit ditë më parë kanë dhënë dorëheqje dhe kanë ngrirë të gjitha raportet me institucionet qendrore. Kjo ka ndodhur pas rritjes së taksës për 100 përqind për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...