Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave kombëtare

23:16 | 14 Nëntor 2024
K.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Doracakut të edukatës seksuale të hartuar nga Qeveria Kurti, duke e cilësuar atë si sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare.

“Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale”,ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se ky dokument nuk do të gjejë zbatim në komunat e udhëhequra nga Aleanca.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për siç ka thënë ai “dështimet në politikën e brendshme dhe të jashtme”.

“Pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se familja kosovare ka themele të lashta që nuk lëkunden lehtë”, shkroi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme