Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se festivali DokuFest ka mbledhur rreth vetës turistë të shumtë dhe njerëz të njohur të botës së artit.
Haradinaj në Facebook ka thënë se DokuFest ka dëshmuar vlera të mëdha kulturore të Kosovës.
“Festivalet ndërkombëtare, si DokuFest, kanë dëshmuar për vlerat e mëdha kulturore të Kosovës dhe aftësinë e saj për të organizuar evente me peshë globale. DokuFest, me angazhim të pandalshëm, po mbledh rreth vetës, përpos turistëve të shumtë, edhe njerëz të njohur të botës së artit, duke e renditur kështu Kosovën, në hartën e ngjarjeve të mëdha botërore. Faleminderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...