Haradinaj: Do të punojmë për pensionet dhe sigurimet shëndetësore të pjestarëve policorë

10:38 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës me ç ‘rast duke e uruar policinë e Kosovës, ka deklaruar se do të punojnë për të siguruar pensione dhe sigurime shëndetësorë për policët e Kosovës.

“Sot jemi duke e përmbyllë vitin dhe kemi ardhur t’i nderojmë punët e policëve te Kosovës ata që e kanë ruajtur rendin e vendit. Ju uroj për sukseset e juaja. Kosova ka qenë e kujdesshme edhe e kemi përkrahur me material dhe paga policinë e Kosovës. Ende ka punë për tu për pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Të gjithë qytetarët janë fitues nëse policia jonë është e suksesshme”, ka thënë Haaradinaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme