I mandatuari për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, do të vizitojë Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës.
Haradinaj, në një ceremoni me të rinjtë evropianë të Kosovës do të nënshkruajë një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje të pakursyer për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve, si dhe angazhim për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e programeve zhvillimore për vende të reja pune për gjeneratën e re.
Takimi me Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës është takim formal, i cili shërben edhe si mbështetje e Kryeministrit për të rinjtë e vendit tonë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...