Kandidati i PDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se një prej reformave institucionale do të jetë themelimi i Byros Nacionale të Hetimeve – BNH.
Haradinaj ka thënë se kjo masë do të jetë në kuadër të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Do ta fuqizojmë si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.
Që nga dita e parë në qeverinë e re reformatore do të fillojmë me përgatitjet për avancimin dhe reformat institucionale për të fuqizuar si asnjëherë më parë rendin dhe ligjin në Kosovë.
Një prej reformave institucionale do të jetë Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrativ.
Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha.
Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./Arbresh.info.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...