Haradinaj: Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut ishin aty ku i kërkoi atdheu

10:46 | 1 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, ka kujtuar sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi atdheu dhe përgjithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1330088663782211

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme