Kabineti Qeveritar nuk do të marrë pjesë në seancën e jazhtzakonshme që po mbahet me kërkesën e Opozitës për të debatuar për planin e kryeministrit Haradinaj për Kosovën.
Mirëpo në këtë seancë nuk po merr pjesë asnjë nga kabineti Qeveritar. Këtë e ka thënë vetë kryeministri Haradinaj duke treguar arsyen e mospjesëmarrjes.
“Janë bërë 40 nënshkrime për seancë e në sallë janë 31 deputetë. Ne nuk e shohim të respektueshme të marrim në këtë seancë. Do ta respektojmë parlamentin por jo kësaj here”, ka thënë ai.
Sipas tij është kërkuar debat por është mohuar sepse është kërkuar të hyhet në votim.
“Dje kam kërkuar debat të përballemi të dëgjoj argumentet, ata e lëshuan sallën, sot është e pakuptimtë çfarë po ndodh”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...