Haradinaj: Dita e Krishtlindjës festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit

11:54 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar  besimtarët krishter për Festën e Krishtlindjëve.

Ai thotë se kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinajt:

I nderuari Ipeshkv, të nderuar besimtarë,

Ju uroj Ditën e Krishtlindjës të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.

Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë.

Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme