Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë si pasojë e ngecjes së shpronësimit ka ngecur edhe mihja në Hade dhe në Shipitullë.
Haradinaj ka thënë se qeveria me një dhjetor ka marr vendim për shpronësim për banoret e Hadës duke shtuar se ky është vendimi më gjenerozë që është marrë ndonjëherë.
“Qeveria e vendit me datën një dhjetor e ka miratuar shpronësimin dhe ka marr vendim për termat për shpronësim për parametrat për shpronësim.
Vendimi është më gjenerozi që ka mujt me e marr ndonjëherë Kosova, pra parametrat më gjeneroz të mundshëm në vlerësimin më real dhe janë parametrat që askush nuk mundët me i ofru të tillë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se disa individ po ë shfrytëzojnë këtë për me e plaçkitë buxhetin Kosovën.
“Përkundër këtij fakti ekziston një network i matrapazëve pra janë matrapazë disa që këtë gjendje dhe situatën e zhvendosjes, krizën energjike të Kosovës, urgjencën që me shkuar me mih po dojnë me shfrytëzua me plaçkit në mënyrë të paskrupull edhe buxhetin e vendit por edhe me dëmtuar në përgjithësi situatën energjetike”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se ka thënë se ë momentin që përfundon afati kohorë atë herë do të zbatohet ligji.
“Ju kam ftu me ju tregu që kur kalon afati kohor ligjor këtij vendimi zbatohet ligji, oferta që pason nuk është kjo gjenerozja por është një tjetër në bazë ligjit për shpronësim. Le ta dijnë qytetarët e vendit që qeveria ka qenë gjeneroze dhe është gjeneroze me banorët e Shipitullës edhe Hades por çdo durim e ka një kufi”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde