Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se njohja nga Madagaskari, është tregues tjetër se Kosova po hyn në periudhën e përgjigjes finale edhe sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.
Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fazës përfundimtare, tha kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai tha se nuk mund të vazhdojë duke përfituar vetëm Serbia nga një proces ku është e përfshirë edhe Kosova, raporton RTK.
Haradinaj tha se qëndrimin e Kosovës për dialogun ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të Brukselit, nga të cilët ka kërkuar përgjigje për stagnimin e procesit integrues për Kosovën.
Ai nuk deshi të thotë nëse reagimi i tij ndaj Brukselit dhe qëndrimi i pa ndryshuar për demarkacionin kanë acaruar raportet e tij me presidentin Thaçi siç ishte raportuar në media.
Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve në kompleksin e Jasharëve ne Prekaz dhe familjes Jashari.
Gjatë ditës kryeministri Haradinaj në prag të festës së 28 Nëntorit bëri homazhe edhe tek shtatorja e komandantit Zahir Pajazitit dhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...