Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e projekteve të reja “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimit të saj dhe bashkëpunimi rajonal”, të udhëhequra nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, i cili ka për qëllim të avokoj për agjendën evropiane të Kosovës përmes fuqizimit të institucioneve, bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë.
Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve, duke falënderuar ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia ashtu sikur edhe disa vende tjera partnere kanë përkrahur jo vetëm programet reja që po nisin sot, por edhe një tavolinë, sepse duke përkrahur Ballkan Group, na ka ndihmuar që të jemi bashkë akterët politikë të institucioneve, që të ketë një dialog të brendshëm për plot tema me rëndësi për jetën tonë.
Më tej, Haradinaj tha se programi i ri që po fillon sot, e ka rëndësinë e vet për shkak se në dinamikat e qëllimeve të mëdha shpesh po mungojnë elementet kryesore të jetës sonë, që janë krijimi i një terreni të qëndrueshëm përmes një dialogu, përmes një komunikimi në mes të partive, institucioneve, akterëve tjerë, shoqërisë në përgjithësi, por edhe me komunitetet etnike në Kosovë.
“Kur e shënojmë një paqe, në mes të shteteve ajo paqe duhet të ndodhë edhe në mes të njerëzve dhe komuniteteve në vendin tonë”, vlerësoi kryeministri Haradinaj, duke thënë se e mirëpret këtë veprim.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka plot sfida në implementim.
“Duke qenë kështu bashkë si sot dhe duke pas parasysh përkrahjen dhe ndihmën që na jepet, ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi ashtu sikur edhe programin e ri që po nis sot të ecim përpara”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, numëroi disa nga aktivitetet dhe qëllimin e kësaj organizate e që janë fuqizimi i institucioneve dhe konsolidimi demokratik, bashkëpunimi rajonal, ndërtimi dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe fqinjësisë së mirë dhe integrimet evropiane.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...