Haradinaj dhe Selimi në SHBA, diskutojnë mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit dhe dialogut Kosovë-Serbi

17:41 | 20 Gusht 2020
L G

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla janë duke vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Selimi dhe Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se janë takuar në Uashington me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe .Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim është diskutuar “Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”,ka shkruar ajo./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Në një takim pune në Uashington DC me z.Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe znj.Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, diskutuam mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Ëashington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurtë dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme