Derisa zyrtarë të lartë serbë si diplomati Ivica Daciq po vënë në dyshim raportet me Malit të Zi dhe Kosovës, kryeministrat e dy vendeve kanë zhvilluar sot një takim miqësor.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot homologun e tij malazias, Dushko Markoviq në një takim jozyrtar.
Haradinaj ka publikuar fotografi me Dusko Markoviqin, duke shkruar se ky takim tregon për raportet e shkëlqyera fqinjësore.
“Takim miqësor me kryeministrin e Malit të Zi, Duśko Marković, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar kryeministri.
“Përafrimi i popujve, fqinjësia e mirë dhe respekti reciprok në rajon, garanton një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë”, ka shtuar më tej ai
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...