Haradinaj dhe Elezaj në terren pas vërshimeve në Klinë: Gjendja alarmante

18:20 | 11 Shkurt 2021
Arbresh.info

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa vende të Kosovës ka vërshime të mëdha.

Ramush Haradinaj, kandidat për president, së bashku më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, kanë vizituar fshatin Volljakë, shkruan Arbresh.info.

“Vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të rreshurave të fundit”, ka njoftuar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka thënë se gjendja është alarmante dhe ka bërë apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjehershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme