Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës, të prirë nga Don Viktor Sopi dhe Pal Baftiaj.
Ata e kanë uruar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së vendit dhe e kanë njoftuar për aktivitetet bamirëse të Caritas-it në Kosovë.
Haradinaj, duke e lavdëruar punën e madhe që po bën kjo organizatë bamirëse që promovon dashurinë e krishterë për njeriun, që ndihmon të sëmurët dhe shoqëron të moshuarit dhe të vetmuarit, është zotuar se së shpejti Qeveria që ai drejton do të nënshkruaj një Memorandum me Caritas-in, që veprimtaria e tij të ketë shtrirje në tërë Kosovën.
Don Viktor Sopi ka thënë se Caritas Kosova është një organizatë kombëtare që mbështetet në komponenten sociale të vendit dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Caritas-in në nivele kombëtare, sidomos me atë amerikan, gjerman dhe francez.
Caritas Kosova është themeluar në vitin 1992 nga Imzot Nikë Prela (sivjet e shënon 25-vjetorin) si organizatë humanitare shumetnike dhe multifetare. Kjo organizatë ka të punësuar 800 njerëz dhe 400 vullnetarë, ndërsa për vitin 2018 parashihet që të ketë rreth 1200 punëtorë social dhe shëndetësor, kurse me miratimin e ligjit për vullnetarizmin, të cilin e ka iniciuar Kryeministri Haradinaj, llogaritet që numri i vullnetarëve të trefishohet./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare