Haradinaj dënon sulmin ndaj ish-spiunit rus në Britani të Madhe

09:34 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin me lëndë nervore që ndodhi në Londër ndaj ish-spiunit rus në Britani të Madhe, Sergei Skriptar.

Haradinaj shkruan se Kosova dënon çdo veprim të tillë, që cenon sigurinë dhe demokracinë në botë.

Postimi i tij i plotë:

I shqetësuar me rastin e sulmit me lëndë luftarake nervore që ndodhi në Londër ndaj Sergei Skripal. Kosova dënon çdo veprim të tillë, që cënon sigurinë dhe demokracinë në botë.
Tendenca për këtë formë të re të terrorizmit është tejet e rrezikshme dhe ne si Kosovë fuqishëm kundërshtojmë praktika të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme