Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas protestave të dhunshme në veri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme dhe kërkoi që të ndalohen menjëherë, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike.
Postimi i tij i plotë:
Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO!.
Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...