Haradinaj demanton Sveçlen, tregon se e ka dorëzuar koalicionin e tij në KQZ

21:03 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia e tij e ka dorëzuar koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

Vetëm pak minuta pasi zyrtarë të Vetëvendosjes, përfshirë Xhelal Sveclen, thanë LDK’ja pas refuzimit të ofertës se Albin Kurtit, ka nisur bisedimet për koalicion me AAK’në, kjo është demantuar.

“Qytetarë të dashur, Sapo aplikuam për zgjedhje, si koalicion AAK-PSD, për jetësimin e 100% shtet. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Svecla ka shkruar në Facebook se ka marrë vesh nga anëtarë të LDK’së dhe AAK’së se këto dy subjekte kanë filluar takimet.

“Siç edhe po na thojnë anëtarë të të dyja subjekteve, LDK-së dhe AAK-së, lideshipi i tyre tash po negocion që të ecin së bashku. Në fakt, do të ngecin së bashku”, thuhet në postimin e zyrtarit të VV’së.

Ndryshe, përmes një letre publike, Kurti i ka ofruar Osmanit që të jetë numër një në listën e përbashkët zgjedhore dhe ai që merr më shumë vota në zgjedhje, të bëhet kryeministër.

Këtë e refuzoi LDK’ja, duke thënë se duke bërë garë të brendshme, Kurti e Osmani nuk do ta luftonin PAN’in, por njëri-tjetrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme