Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me siç thuhet deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.”, thuhet në reagim.
Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk.
Ndryshe deputetët e Grupit Parlamentar 6+ kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë nga pozita zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj për siç kanë thënë ata fyerjes që në vazhdimësi i ka bërë komunitetit turk.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës