Google ADS

Haradinaj: Çështja e mishit është trajtuar, por nuk kemi dashur të bëjmë panik

14:42 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se janë duke punuar për korrigjimin e saj. Ndërsa, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Haradinaj tha se nuk ka pasur rast deri tash të merret me të.

Pas mbledhjes së Qeverisë Haradinaj përgëzoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionin duke thënë se pjesa tjetër do të zgjidhet në etapa tjera kohore.

Haradinaj po ashtu ka shpreh shqetësimin edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike, të cilën e parashtroi në mbledhje të qeverisë para anëtarëve të kabinetit.

“Dje kam takuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin e kufirit , Komisionin e Kosovës të kryesuar nga z. Bulliqi. Kemi biseduar me ta jemi në përgatitje gjithë materies për korrigjim që është e mundshme dhe e nevojshme . Kam marrë edhe urimet prej kryeministrit të Malit të Zi dhe besoj që në etapat e ardhshme kohore pikërisht në atmosferën e mirë në vullnetin e mirë politik do ta zgjidhim pjesën e mbetur. Po përgëzoj për arritjen e marrëveshjes për demarkacion, pra ratifikimin. Një proces jo i lehtë në raste të caktuara i dhimbshëm . Por mese i domosdoshëm me ec vendi më tutje. Edhe e kamë përsërit disa herë është ruajt e drejta në territor , nuk e kemi nxjerr ende territorin por është ruajt e drejta në territor “, tha Haradinaj.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar strategjinë Kundër Korrupsionit për 2018- 2022 .

Së bashku me strategjinë është miratuar edhe plani i veprimit për zbatimin e kësaj strategji e përgatitur nga zyra e kryeministrit. Haradinaj i ka paraqitur edhe objektivat kryesore të kësaj strategjie.

“Objektivat e kësaj strategjie janë: zhvillimi i qasjes zero tolerancë ndaj korrupsioni, është ndërtimi i integritetit në përgjithësisë dhe transparencës në punën e organeve të administratës publike dhe forcimi i besimit të qytetarëve në institucionet publike, është përmirësimi i legjislacionit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale për parandalimin në luftimin e korrupsionit si dhe është ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë në fushën kundër korrupsion “, tha Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot edhe kërkesën e Prokurorisë Speciale për shtesat e stafit për të cilën edhe kishin dalë në grevë.

Ndërsa kryeministri ka sqaruar se vendimi hyn në fuqi sot vetëm për stafin administrativ por jo edhe për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Vendimi për shtesat e stafit administrativ mund të merren në këtë takim duke e ditë se ka mjete buxhetore të mjaftueshme për këtë qëllim . Pra MF-ja e përkrah këtë vendim me përjashtim që kërkon që për prokurorët dhe gjyqtarët pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa për staf po. Pra mund ta marrin vendimin sot”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha e ka njoftuar kabinetin qeveritar për mundësinë e realizimit të kritereve siç i kanë quajtur teknike të cilat mund të dalin si pengesë edhe në Raportin e Progresit, i cili pritet të publikohet në mes të muajit prill.

‘Do të kisha kërkuar nga të gjitha ministritë, sidomos ato kyçe që bartin peshën më të rëndë të integrimit evropian pra në sektorin e sundimit të ligjit , reforma në administratën publike të kemi një koordinim që të mund të reflektojmë edhe disa zhvillime të cilat mund bëhen shpejt që të negociojmë që ti fusim edhe këto zhvillime që raporti i vendit të reflektoj sa më shumë progres”, tha Hoxha.

Haradinaj ka kërkuar nga kabineti qeveritar që vizitat që bëhen në Bruksel nga Ministritë të bëhen në koordinim me MPJ-në dhe atë të Integrimeve.

“Nuk është mirë që në institucione të BE-së non stop të ketë vizita prej ministrive tona pa ndonjë koordinim të mirëfilltë . Pra edhe mund të kemi keqkuptime në porosi, mund mos të i dimë informatat e sakta, temat me ndodh ndonjë konfuzion “, tha Haradinaj.

Pas mbledhje së Qeverisë Haradinaj doli në konferencë ku u pyet edhe për skandalin me mish.

Ai tha se çështja e mishit është duke u trajtuar në instanca të larta ekzekutive.

“Çështja veç është ngritë në instancat ekzekutive, por nuk kemi bërë një panik më të madh publik. Por në instancat ekzekutive po. Por nuk e kemi bërë një alarm të më të madh.. po në instancat e punës së zbatueshmerisë po . Edhe besoj edhe mund të japim informata më detaje se çka po ndodh. Po gjitha instancat ato të hetuesisë, policisë të AVUK-ut janë në funksion”, tha Haradinaj.

Hradinaj në mbledhje të Qeveris ka falënderuar edhe forcat e NATO-së me rastin e 24 marsit në përvjetorin e angazhimit të saj mbrojtje të popullit të Kosovës.

Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë, Lulzim Sylës i është vazhduar mandati në pozitën e kryeinspektorit të tregut edhe për një mandat tre vjeçar.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Strategjinë shtetërore për ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë dhe planin e veprimit 2018-2022!

Ministri i Punëve të Brendshme është caktuar koordinator nacional për Strategjinë shtetërore për ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë.

Programi për zbatimin e strategjisë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2018-2022, gjithashtu ka marr miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me propozimin të Ministrisë së Forcës së Sigurisë është aprovuar vendimi për lejimin e pagesës në formë të paradhënies në vlerë prej tridhjetë për qind (30%) të vlerës së kontratës për projektin “Furnizim me automjete taktike “HMMËV 4×4 të blinduara” dhe “Furnizim me automjete taktike “HMMËV 4×4, të pa blinduara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme