Daut Haradinaj, kryetari i Komisionit për Planifikim Hapësinor i ka thënë kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Idriz Blakajt se nuk dëshiron të dëgjojë ligjërata prej tij.
Blakaj po raporton në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në lidhje me gjendjen e shtëpive të familjes Jashari në Prekaz.
“Në vitin 2010 janë ndarë mjetet, trego ku kanë shku ato pare. Kush i ka fajet nëse shembet një pjesë e kompleksit, tregoma emrin. Mos bo hajgare, mediat i paskan fajet, ligjërata nuk dojmë me ngu”, i tha Blakajt- Haradinaj.
Haradinaj reagoi kështu, pasi Blakaj fajësoi Qeverinë e Kosovës dhe mediat për gjendjen e kullave.
“Edhe sot me u shpallë tenderi për konservimin e memorialit është vonë e lëre më procedurat. Fajtor për gjendjen e kullave janë të gjitha institucionet e Kosovës edhe mediat”, tha Blakaj.
Kryeshefi tha se shtëpitë e Jasharëve që 19 vjet janë në gjendje të keqe.
“Kullat qe 19 vite janë në gjendje të keqe. Në vitin 2015 është shpallë tenderi për projektin e Përparim Ramës, kanë qenë edhe projekt ideja angleze edhe një italiane, po ato nuk janë pranu”, tha Blakaj.
“Kur është kriju Agjencia e kanë shpallë tenderin për konservimin e kullave edhe e kanë fitu projektin kompania angleze dhe sllovene. Edhe pse ka fitu projektin kompania angleze ajo nuk e ka sjellë projektin”, tha Blakaj.
Ai më tutje tregoi për mjetet që jepen për kompleksin e Jasharëve.
“Në Prekaz është e angazhume kompania për mirëmbajtjen e kompleksit memorial, qeveria çdo vit i ndanë 75 mijë euro për mirëmbajtje. Një kompani e Venedikut e ka bërë rishikimin e projektit edhe i ka gjet disa vërejtje”, tha Blakaj.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, bashkë me ta Kos...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...