Haradinaj beson se Demarkacioni do të kryhet sot

16:52 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë edhe njëherë para gazetarëve në hollin e Kuvendit. Haradinaj ka thënë se respekton veprimet e VV’së për kundërshtimin e Demarkacionit, por sipas tij, nuk është gjendja e njëjtë sepse ka fakte të reja që po kërkohen të votohen dhe nuk është vetëm marrëveshja e 2015’ës.

Kryeministri thotë të ketë shpresuar se do të votohej demarkacioni. “Sikur të ishte kry votimi do të kisha shkuar në Zym, varroset një mik i imi”, ka thënë ai.

Mirëpo, ai beson se sot do të mund të kryhet votimi, pasi nuk ka mbetur asgjë tjetër pos ratifikimit.

“Votimi është e vetmja që ka mbet, diskutimet janë kryer, pra s’ka mbetur asgjë tjetër”,ka thënë kryeministri.

“Nuk është gjendja e njëjtë si në të kalumen sepse ka më shumë materie. Nuk ka ardhur vetëm marrëveshja por ka ardhur edhe raporti i Bulliqit dhe deklarata e presidentëve”, ka thënë Haradinaj.

“E respektoj, është mënyrë e tyre e kundërshtimit”, ka thënë ai kur është pyetur për hedhjen e gazit lotsjellës nga Vetëvendosje.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme