Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ku tha se procesi do të jetë i gjatë dhe është në interes që të respektohen të gjitha të drejtat për të gjitha palët.
Haradinaj tha se beson në pafajësinë e ish-bashkëluftëtarëve, ndërsa sipas tij, prezumimi i pafajësisë është e drejtë ligjore.
“Ne prej këtu mund të japim mendimet tona, por duke mos qenë pjesë e procedurave do ta kemi të vështirë ta komentojmë në thellësi ose në specifika të procedurave. Por, besojmë shumë në pafajësinë e luftëtarëve tonë. Prezumimi i pafajësisë është e drejt ligjore, e palës mbrojtëse dhe ne besojmë se do të konfirmohet me vendimet e gjykatës”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Ai komentoi edhe “Marshin për Drejtësi”, ku tha se këto aktivitete nuk i ndihmojnë të akuzuarit dhe se sipas tij, ekziston një rrezik që në disa prej veprimtarive të mund të kualifikohen si pengim i drejtësisë.
“Në aspektin emocional janë të mira, vlerësuese për UÇK-në dhe sakrificën e të akuzuarve por nuk mendoj që kanë ndonjë ndikim, të paktën jo pozitiv në procedura sepse gjykata është imune ndaj këtyre zhvillimeve përderisa këto nuk arrijnë të jenë pengim i drejtësisë. Ndërsa, nëse mbërrin Prokuroria që t’i shfrytëzojë këto si klimë kundër drejtësisë, realisht i bënë dëm të akuzuarve”, tha Haradinaj.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...