Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk i ka kërcënuar serbët e Kosovës nëse vëllai i tij, Ramush Haradinaj, ekstradohet nga Franca për në Serbi.
“Unë kam thënë se nëse dikush në Serbi provokon atëherë do të jetë situatë e njëjtë si në vitin 1999, përgjigja do të jetë e njëjtë. Ju kam thënë të mos provokojnë për shkak të kohës së Millosheviqit që qëndron pas nesh”, ka thënë Haradinaj për beogradasen ‘Ekspres’.
I pyetur se pse Beogradi është përgjegjës për fatin e serbëve në Kosovë në qoftë se ekstradohet Ramush Haradinaj, ai ka thënë se serbët e Kosovës nuk mbajnë përgjegjësi për këtë por përgjegjësia është e udhëheqësve të tyre në Beograd, transmeton lajmi.net.
“Ata e dinë se Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn. Dhe pavarësisht kësaj ata duan të shkaktojnë konflikt me shqiptarët. Kjo nuk është as në interes të serbëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka mohuar të ketë thënë se do të ndodhë spastrim etnik i serbëve.
“Dikujt në Beograd iu ka përshtat dhe e ka shpikur një gjë të tillë. Zoti e din pse e kanë shpikur, ndoshta për shkak të votave”, është shprehur Haradinaj.
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...