Haradinaj bënë apel tek qytetarët të mos e festojnë me armë ndërrimin e moteve

15:13 | 31 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për policët që sonte do të jenë në punë.

I kam dy porosi. Mirënjohje për punën që e bëjnë policët e policet në gjithë vendin në kushte jo të volitshme. Posaqërisht mirënjohje për popullin për punën që bënë. Sonte kur ne festojmë në shtëpitë tona, mijëa policë janë duke ruajtur qetësinë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë apel tek qytetarët që të festojnë në mënyrë adekuate, jo me armë.

“Bëjë apel tek qytetarët të mos gjuajnë me armë zjarri pasi që në të kaluarën kemi pasur edhe plagosje, të ruhen nga mjetet pirotektnike. Lus qytetarët tëm mos drejtojnë makinat e tyre nën ndikim të alkoolit. Janë bërë të tepërta këto aksidente. Të festojmë në mënyrë adekuate”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme