Haradinaj bën homazhe te varri i heroit Fadil Vata: Do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj Atdheut

13:04 | 25 Prill 2024
K.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i heroit të Kombit, Fadil Vata  në 34 vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se Fadil Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj Atdheut, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë:

Heroi i Kombit Fadil Vata, intelektuali dhe patrioti i pathyeshëm ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare.

Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën e tij sublime për lirinë e atdheut.
Fadil Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj Atdheut.

Lavdi e përjetshme!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme