Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka replikuar edhe me deputeten e LDK-së, njëherësh ish-ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në lidhje me pagat e zyrtarëve të lartë qeveritarë.
Bajrami ishte ajo që kritikoi Haradinajn me këtë vendim duke ia përmendur pagën e një pastruese të Kuvendit të Kosovës e cila siç tha, ka rrogë prej vetëm 120 euro, shkruan Arbresh.info.
Haradinaj ka marrë fjalën menjëherë pas saj duke i thënë se ishte dashur t’i binte ndër mend asaj sa ishte ministre që t’ia rriste rrogën pastrueses.
Haradinaj tha se rrogat e ulëta i ka gjetur nga Qeveria e mëparshme.
“A t’ka ra ndër mend ty sa e ka rrogën ajo pastruesja, ato rroga i kam gjetur prej juve, ju ia keni lënë ashtu”, ka qenë deklarata e Haradinajt./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...