Haradinaj: Bajraktarit e Gjelajt u lamë një borxh duke i rivarrosur në tokën për të cilën u flijuan

14:51 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova po u lan një borxh duke i rivarrosur në tokën për të cilën u flijuan, shkruan arbresh.info.

“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjakë kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilen ata flijuan jetën e tyre, 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe sot nën patronatin e kryeministrit Haradinaj është mbajtur akademi përkujtimore dhe rivarrimi i dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj./Arbresh.info/

Lexo edhe: Sot bëhet rivarrimi i dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme