Haradinaj: Austria historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës

20:58 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, për të arriturat e shtetit të tyre dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Sonte, në shënimin e Ditës Nacionale të Austrisë, urova ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale. Sonte, në shënimin e Ditës Nacionale të Austrisë, urova ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme