Kryeministri, Ramush Haradinaj thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
“I kemi dëgjuar edhe zyrtarët e BE-së se Asociacioni bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës’, tha Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit thekson se njohja nga Serbia dhe Asociacioni janë çështje të ndara.
“Këto janë të ndara. E para ndodh në Kosovë nga Kosova. Asociacioni është vepër e Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës se ashtu e parasheh edhe marrëveshja”, thotë Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.
“Çështja e njohjes reciproke është çështje dypalëshe në këtë rast. Edhe Asociacioni buron nga dialogu mirëpo prapë se prapë është çështje që ndodh vetëm në Kosovë. Krijimi dhe zbatimi është në Kosovë ndërsa njohja reciproke na implikon ne, Serbinë dhe palët tjera”, theksoi ai.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...