Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së regjisores, Arzana Kraja.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e saj, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se Kraja me artin e saj i ka shumë Kosovës.
“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.
Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit.
Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe lajmin për vdekjen e Arzana Kraja është bërë I ditur mëngjesin e së mërkurës.
Policia e Kosovës për arbresh.info ka thënë se është duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimt.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinis femërore. Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Arazana Kraja ishte vajza e akademikut, Mehmet Kraja./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...