Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, ka mbajtur tryezë diskutimi.
Si temë kryesore e këtij diskutimi ishte situata në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.
Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij foli në përgjithësi për arsimin në Kosovë ndër vite.
Ai bëri thirrje për prindërit që paratë që iu rimbursohen atyre t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijë.
“Ju bëj thirrje qytetarëve që të bëni kujdes për t’i siguruar tekstet, e di që shumë qytetarë kanë shqetësime tjera por me paratë që ju dalin menjëherë t’i bleni tekst shkollore për fëmijët”, tha Haradinaj.
Ai edhe njëherë tjetër shprehi shqetësimet e tij për situatën e krijuar në arsim, por sipas tij ajo që e shqetëson më së shumti është mënyra se si u shpjegua kjo.
“Ne së fundmi jemi të shqetësuar për situatën e teksteve shkollore, ajo që na shqetëson është mënyra se si u shpjegua kjo, kjo mënyrë do t’i kushtojnë më shumë buxhetit të Kosovës”, u shpreh ai.
I pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishte edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj, Haradinaj u shpreh i nderuar që ai gjendet mes tyre.
Kreu i AAK-së përmendi se edhe gjatë kohës sa ishte ai në krye të qeverisë, me SBASHKU-n kishin keqkuptime, por e kanë gjetur gjuhën e komunikimit.
“Jam i nderuar që sot këtu me ne është edhe Rrahman Jasharaj, ne i kemi pasur ato keqkuptimet tona, por rëndësi ka që e kemi gjetur gjuhën e komunikimit”, tha ai.
Haradinaj përmendi edhe problemet e vitit të kaluar në arsim, për grevën, ku tha se ndihej keq kur e shihte se si trajtohet Sindikata e Arsimit./Arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...