Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit, e në Çeki raportohet se deklarata e presidentit Millosh Zeman për tërheqje të njohjes është arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës.
Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë kryeministrat edhe të Ballkanit Perëndimor, e shefi i Qeverisë kosovare në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Pragë.
Në Zyrën e Kryeministrit e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.
Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perëndimor.
Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.
Republika Çeke, përveç për ndeshjen me Kosovën për kualifikime në Kampionatin Evropian, u bë temë e diskutimit pas një deklarate të presidentit Millosh Zeman në Beograd.
Presidenti çek i tha dje homologut të tij serb, Aleksandër Vuciq, se e do Serbinë dhe se nuk i pëlqen Kosova. Më tej gjatë ndejës në Beograd, i premtoi atij se do ta tërheqë njohjen.
Agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd.
Kryediplomati cek, Tomas Petriçek e mohoi atë që kishte deklaruar i pari i shtetit.
Ai tha se Republika Çeke e përkrah fuqishëm Kosovën dhe madje u tall me Presidentin Zeman.
Petriçek tha se Zeman është shqetësuar pasi Kosova e mposhti Cekinë në futboll, e presidenti është simpatizues i madh i sportit.
Edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se ka marrë përkrahje nga homologu çek dhe se “raportet Kosovë – Çeki janë të forta si guri”.
Për deklaratën e presidentit Zeman kanë raportuar edhe mediat botërore përfshirë gazetën amerikane Neë York Times.
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...