Google ADS

Haradinaj: Angazhimi i Anton Çetës me peshë historike, do të jetë frymëzues për brezat

11:28 | 3 Nëntor 2019
L G

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e vdekjes së atdhetarit, Anton Çeta, ka thënë se kujtimi për pajtimtarin e mijëra gjaqeve, nuk është zbehur as 24 vjet nga vdekja e tij.

Haradinaj, ka kujtuar Çetën si një humanist dhe unifikues shqiptar që përmes bashkimit dhe pajtimit të popullit shqiptar, ia ka dal ta shkëpusë shoqërinë nga gjakmarrja./arbresh.info

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1431770176947392/?type=3&theater

Më poshtë postimi i plotë:

Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme