Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është vital për stabilitetin, sigurinë dhe progresin e vendit dhe tërë rajonit.
Haradinaj në takimin me delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, tha se Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja për t’u përafruar me agjendën evropiane dhe rruga e saj e vetme është integrimi euro-atlantik.
Kryeministri i njoftoi përfaqësuesit e Parlamentit Evropian për të arriturat e vendit në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për një fqinjësi të mirë, nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë dhe progresin e arritur në fushën ekonomike të vendit.
“Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është vital për stabilitetin, sigurinë dhe progresin e vendit dhe të tërë rajonit. Delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, e informova për vizionin tim në përafrimin e Kosovës më BE-në, që fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në përmbylljen e fazës finale të dialogut me Serbinë, duke na hapur rrugë që t’i bashkohemi familjes evropiane dhe të anëtarësohemi në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Që rrugëtimi ynë të rezultojë me sukses, mbështetja e Partive Popullore Evropiane për Kosovën është i rëndësisë së veçantë”, tha Haradinaj.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj