Haradinaj: Amerikanët do ta përkrahin çdo vendim të qeverisë për demarkacionin

10:05 | 13 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka nisur ditën me vizitë tek bashkëpartiaku i tij, ministri i ri i Infrastrukturës Pal Lekaj, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se ambasada e Amerikane sipas raportimeve në media nuk do të përkrah version tjetër të demarkacionit, Haradinaj thotë se çdo ndryshim do të bëhet në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtar dhe se ambasada e ShBA-së nuk ka deklaruar se nuk përkrah vendimin e qeverisë sa i përket demarkacionit.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të flas për punën e komisionit të ri, duke i këshilluar mediat që të jenë më të vëmendshëm në atë që lexojnë dhe shkruajnë.

Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror.

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ajo ndonëse u soll në kuvend nga qeveria nuk u hedh as një herë në votim.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme