Kryeministri Ramush Haradinaj, në 30-vjetorin e rënies ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti.
Haradinaj tha se Ajeti tërë jetën u angazua për të drejtën e kombit duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim.
“Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në 30-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, u angazhua për të drejtën e kombit. Ai, bashkë me shokët e tij, i paraprinë kryengritjes së armatosur, duke u bërë frymëzim për luftë deri në çlirim. Me veprimtarinë e shquar atdhetare, Ali Ajeti, u shndërrua në pishtar të njërit prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së Kosovës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...