Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se diaspora po e mbështetë fuqishëm koalicionin e prirë nga Aleanca.
Me anë të një postimi në Facebook ka thënë se diaspora gjithmonë ka qenë krah i fortë i Kosovës në të gjitha periudhat, shkruan Arbresh.info.
“Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria. Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese”, ka thënë Haradinaj, subjekti politik i të cilit sot në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegën e saj në Böblingen.
Haradinaj tutje ka shtuar se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s.
“Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar”, është shprehur Haradinaj.
Ai në fund ka falënderuar kreun e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakajn për angazhimin e tij dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e arritura./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...