Google ADS

Haradinaj: Albright do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona

20:13 | 23 Mars 2022
KRG

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, njëherësh mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

“I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme