Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vendosjes e GPS-së në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Daut Haradinaj ka thënë se ky mjet përgjimi i lëvizjes e ka bazën monitoruese dikund.
“Shteti nuk mbahet me persekutim dhe përgjim të gazetarëve apo pronarë të mediave që paguajnë taksa në këtë Republikë. Kushdo që ka vendos GPS në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi, dëshmon qartë qëllimin negativ apo edhe kanosjen. Ky mjet përgjimi i lëvizjes e ka bazën monitoruese dikund, prandaj hetuesia duhet të vihet në lëvizje dhe ta zbardh këtë rast sa më parë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se aferat nuk shuhen me përgjues.
“Aferat nuk shuhen me përgjues, do t’ju dalin edhe tjera shumë me të poshtra se sa ato që janë publikuar deri tash”, është shprehur Daut Haradinaj./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale