Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat e Aleancës së Gruas.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për atë se si duhet të fuqizohet ky organ i AAK-së.
Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se partisë së tij po i bashkohen gra të dëshmuara dhe të afta për të marrë përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore.
Postimi i plotë:
Sot, drekë pune me strukturat e Aleancës së Gruas. Diskutuam bashkë për zhvillimet politike në vend, aspektet e organizimit dhe të fuqizimit të AGK-së dhe përgjithësisht Aleancës, duke vënë theksin në sfidat dhe mundësitë që na presin në vijim të këtij viti. Shpreha mirënjohjen për kryetaren Diellza Kukaj për angazhimin e palodhur, si dhe ndaj strukturave tjera të AGK-së, angazhim i cili ka ndikuar në një mobilizim më të mirë duke sjellë një frymë shumë pozitive në Aleancë.
Aleancës po i bashkohen gra të dëshmuara e të afta për të marrë mbi supe përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore. Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin.
Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!/Arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend