“… Nuk mendoj se gjithë Kosova është dëmtuar pse janë punësuar 100 persona nga AAK-ja. Nuk ka ndonjë dëm të theksuar”, tha Haradinaj.
Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se qëndrimi i gjatë i kësaj partie në opozitë ka lodhur elektoratin e saj.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pasi që AAK është kthyer në Qeveri ka pasur një presion të madh nga njerëzit e saj për t’i punësuar.
“S’pajtohem me qëndrimet që thonë se duhen të punësohet të gjithë nga AAK apo të gjithë nga PDK. Por, ne ata duhet t’i shohim si njerëz të Kosovës e jo gjithmonë duhet të identifikohen si njerëz të AAK-së, sepse ne kur shkojmë për të votuar, gjithmonë votojmë ndonjë parti”, tha Daut Haradinaj.
Deputeti i AAK-së, ka thënë se në Kosovë ka dy milion banorë dhe secili nga ta, potencialisht i përket një subjekti politik.
“Nuk pajtohem as me paraardhësit tonë në Qeveri që e kanë bërë të njëjtën gjë sa u përket punësimeve partiake”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj ka thënë se gjatë këtyre 15 viteve ka pasur shumë persona që kanë mbaruar universitete prestigjioze, por nuk u është dhënë mundësia për punësim.
“Askush nuk po i prezanton CV-të e këtyre të punësuarve. Ka pasur njerëz që kanë mbaruar universitet amerikan, kanë qenë krye menaxher të bankave, kanë qenë prorektorë, sot atyre po u pamundësoka të punësohen?”, tha ai.
“… Nuk mendoj se gjithë Kosova është dëmtuar pse janë punësuar 100 persona nga AAK-ja. Nuk ka ndonjë dëm të theksuar”, tha Haradinaj.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...