Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit, qëndron kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, Kurtit po i rrëshqet toka nën këmbë dhe po e kërkon shpëtimin e vet, përcjell Arbresh.info.
“Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Haradinaj shtoi se AAK e mbështet shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes ose shkakrimit të Kurtit.
“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist