Në tryezën e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me temën “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”, është diskutuar për problemet në familje.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se si parti kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes. Ai ka deklaruar se AAK-ja angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë atë.
“AAK-ja është parti atdhetare dhe në thelb ka atdheun. Këto vlera janë të lidhura mes vete, janë të vlerësuara në të gjitha kohërat. Aleanca angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Do të kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes”, ka deklaruar Haradinaj.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale. “Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm. Aii përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë./rtk
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin