Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si shumë demokratike, procesin e zgjedhjeve lokale që janë mbajt sot.
Ai po ashtu ka thënë se AAK-ja është fituese e 8 komunave dhe për këtë i ka falënderuar qytetarët e Kosovës.
“Këto zgjedhje të tilla vërtet dëshmojnë se Kosova është një demokraci premtuese edhe vendi ynë premton standarde të demokracisë që na bëjnë neve pjesë të familjes evropiane dhe na japin vendin e merituar në familje. Në këto zgjedhje AAK-ja, ka fituar besimin në disa komuna të Kosovës. Në dy të parat veç e dini nga raundi i parë , në Deçan dhe në Junik, i falënderoj qytetarët e Deçanit dhe të Junikut , për besimin e dhënë. Njëkohësisht sot është konfirmuar fitorja edhe në Gjakovë, Obiliq, Suharekë, Rahovec edhe Klinë, Istogu ka mbetet me u përmbyll si rezultat për shkak të votave me kusht. Por e presim fitoren edhe në Istog. Me këtë kemi 8 Komuna që na u është dhënë besimi”, tha Haradinaj.
Ai e ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë kolegët dhe kryetarët e komunave të të gjitha partive për këto rezultate. Ai ka premtuar që do t’iu ofrojë mbështetje nga Qeveria.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...